Antikorrupsioni u deklarua jo kompetent për vlefshmërinë e certifikatës TOEFL të Hristovskit
Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale Bojan Hristovski sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është emëruar në këtë pozitë në përputhje me kërkesat ligjore, transmeton Portalb.mk. Në seancën e sotme, Antikorrupsioni me shumicë votash vendosi që të ndërpritet procedura pas iniciativave që kontestonin emërimin e tij. Komisioni u deklarua jokompetent për të vendosur, […]
Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale Bojan Hristovski sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është emëruar në këtë pozitë në përputhje me kërkesat ligjore, transmeton Portalb.mk.
Në seancën e sotme, Antikorrupsioni me shumicë votash vendosi që të ndërpritet procedura pas iniciativave që kontestonin emërimin e tij.
Komisioni u deklarua jokompetent për të vendosur, gjegjësisht për kryerjen e ekzaminimit të drejtpërdrejtë të certifikatës TOEFL të Hristovskit për njohjen e gjuhës angleze, si dhe diplomës së tij nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Turizmit dhe Menaxhmentit në Shkup, e cila tërhoqi vëmendjen më të madhe në publik, veçanërisht certifikata e lëshuar në Plovdiv, Bullgari.
Kujtojmë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)hapi rast më 22 tetor pasi mori një ankesë anonime që kundërshtonte ligjshmërinë e emërimit të tij.
Hristovski në biografinë e tij zyrtare ka deklaruar se në mars të vitit 2022 ka marrë certifikatën e anglishtes TOEFL nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdiv, Bullgari.
Më 9 tetor të këtij viti, dy drejtoresha të institucioneve publike u dënuan me burgim me kusht, pasi kur aplikuan për këtë pozicion, ata paraqitën një certifikatë TOEFL të lëshuar nga e njëjta kompani e lëshuar në nëntor dhe dhjetor 2022 si dëshmi e njohurive të tyre të gjuhës angleze.
Aktakuzës i ka paraprirë kallëzimi penal nga MPB-ja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, i paraqitur më 14 shkurt, në periudhën kur ky dikaster drejtohej nga Pançe Toshkovski si ministër teknik.
- LEXO: Kërkesa e VMRO-së për plotësimin e rendit të ditës e ndërpreu seancën e komisionit për drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski
- LEXO: KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera
- LEXO: Prokuroria do të hetojë certifikatën bullgare të gjuhës siguruar nga Hristovski, do të kërkojë bashkëpunimin e prokurorisë së Bullgarisë
- LEXO: Dy drejtoresha të dënuara për vërtetime të rreme nga e njëjta kompani që ka siguruar certifikatë drejtori i ASK-së Bojan Hristovski
- LEXO: RMV, kërkohet përgjegjësi për Hristovskin, Antikorrupsioni është vënë në lëvizje
- LEXO: RMV, Antikorrupsioni hapi lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit si drejtor i ASK-së, morën ankesë anonime