Në Klinikën e Ortopedisë në Shkup është kryer transplant i tendinit të Akilit nga banka e indeve të dhuruara nga donatorë të ndjerë

Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplant i tendinit të Akilit nga banka e indeve të dhuruara nga donatorë të ndjerë. Ndërhyrja është realizuar tek një paciente 47-vjeçare me një dëmtim të vjetër të tendinit të Akilit. Pacientja është në gjendje të mirë postoperatore, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk. “Transplanti është kryer nën […]

dhjetor 24, 2024 - 14:00
 0  4
Në Klinikën e Ortopedisë në Shkup është kryer transplant i tendinit të Akilit nga banka e indeve të dhuruara nga donatorë të ndjerë
Transplant. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplant i tendinit të Akilit nga banka e indeve të dhuruara nga donatorë të ndjerë. Ndërhyrja është realizuar tek një paciente 47-vjeçare me një dëmtim të vjetër të tendinit të Akilit. Pacientja është në gjendje të mirë postoperatore, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Transplanti është kryer nën udhëheqjen e dr. Eren Sejfula, si dhe dr. Aleksandar Savevski dhe dr. Bojan Budiq, me anesteziologun dr. Liljana Angelefska, në bashkëpunim me dr. Milena Bogoevska, koordinatore spitalore për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e indeve. Një falënderim i madh për të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në këtë transplantim, si dhe për familjet e donatorëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se gjatë marsit të këtij viti u krye një transplant multiorganesh, ku një pacient ka marrë zemër, një pacient mëlçi, dy pacientë kanë marrë veshka.

Që nga viti 2020 janë transplantuar 11 zemra, 4 mëlçi, 38 veshka dhe 24 inde kockore, gjithsej 77 organe.