Anton Berisha: Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit, po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme

Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Berisha deklaroi për Front Online se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.  “Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj […]

maj 2, 2024 - 10:00
 0  5
Anton Berisha: Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit, po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme
anton-berisha:-kurti-eshte-duke-bere-kalkulime-politike-me-temen-e-asociacionit,-po-e-mbane-peng-kosoven-ne-procese-te-rendesishme

anton-berisha:-kurti-eshte-duke-bere-kalkulime-politike-me-temen-e-asociacionit,-po-e-mbane-peng-kosoven-ne-procese-te-rendesishme


Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Berisha deklaroi për Front Online se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.

 “Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj si kryeministër po vepron si politikan i kalkulimeve elektorale. Nuk mund të kërkosh integrime në organizata euroatlantike e të mos kesh standardin e respektimit të marrëveshjeve që vetë i ke pranuar”, theksoi Berisha.

Ish-zv.ministri Berisha deklaron se kryeministri aktual po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme për vendin.

“Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit duke e bërë peng shtetin e Kosovës në këto procese kaq të rëndësishme për motive elektorale”, vlerësoi Berisha.