Anulohen rreth 2 mijë ndërhyrje kirurgjike, mjekët akuzojnë autoritetet për neglizhencë
Për rreth tri javë sa nuk kanë punuar sallat e operacioneve me kapacitet të plotë në Klinikën e Kirurgjisë janë anuluar rreth 2 mijë terminë të pacientëve. Që sot kanë filluar të punohet në dy turne në sallat që janë duke funksionuar me kompresor të vegjël portativ, ku do të bëhen edhe operacionet elektive. Deri […]
Për rreth tri javë sa nuk kanë punuar sallat e operacioneve me kapacitet të plotë në Klinikën e Kirurgjisë janë anuluar rreth 2 mijë terminë të pacientëve. Që sot kanë filluar të punohet në dy turne në sallat që janë duke funksionuar me kompresor të vegjël portativ, ku do të bëhen edhe operacionet elektive. Deri më tani vetëm ndërhyrje kirurgjike bëheshin te rastet urgjente. Nga Klinika e Urologjisë thonë se shumë pacientë me kancer që kanë rrezik për metastaza janë në listën e pritjes. Kirurgu urolog Bashkim Shabani tha se mantel bardhët janë mbështetur për muri pa fajin e tyre.
“Klinikat kirurgjike kanë rreth 100 operacione në ditë, kjo avari zgjati gati një muaj që do të thotë rreth 2 mijë operacione janë shtyrë, tani vjen koha e pushimeve dhe lista e pritjes do të rritet akoma për ca muaj. Ne prej 3 javësh nuk kemi qenë në mundësi të bëjmë asnjë intervenim, jemi të bllokuar totalisht sepse ne nuk mund të eksperimentojmë me jetën e njerëzve, faktikisht ne nuk kemi pasur kushte për të punuar”, deklaroi Bashkim Shabani, Kirurg urolog.
Një zgjidhje e përkohshme me kompresorë të instaluar jashtë, por edhe kompresorë të lëvizshëm në sallë, ende nuk ka një zgjidhje të përhershme për sallat e operacionit. Nuk dihet ende se si do të jetë i gjithë sistemi i furnizimit dhe stacioneve të kompresorëve se nuk po operohet me kapacitet të plotë. Ai tha se dikush nga autoritet duhet të jep përgjegjësi, ngaqë i gjithë presioni është vënë tek doktorët.
“Realisht, për fat të keq tani jemi në periudhë të ndërrimit të pushteteve dhe askush se merr fajin. Kemi institucion të posaçëm të Klinikave që janë Shërbimet e përbashkëta, por unë mendoj që përgjegjësi ka Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i atyre shërbimeve që është dashur më herët t’ia mendojnë, jo tani”, tha Bashkim Shabani, Kirurg urolog.
Shabani sqaroi se zgjidhja e përhershme është zëvendësimi i stacionit të kompresorit me tubacionet, i gjithë sistemi i kompresorit. Stacionet dhe sistemi janë të vjetra 30 vjeç dhe sipas ekspertëve gjermanë të cilët ishin duke inspektuar të gjithë sistemin e furnizimit, stacionin e kompresorit, thanë se stacioni është i vjetër me tubacione dhe jetëgjatësia e stacioneve të tilla ka kaluar çdo limit kohorë. /Alsat.mk