Anulohet debati gjyqësor për rastin “Geriatria”
Shkup, 16 shtator – Anulohen dy debatet kryesore gjyqësore për rastin “Geriatria”, prej të cilave njëra duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ndërsa tjetra më 18… The post Anulohet debati gjyqësor për rastin “Geriatria” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Anulohen dy debatet kryesore gjyqësore për rastin “Geriatria”, prej të cilave njëra duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ndërsa tjetra më 18 shtator.
Siç informojnë nga Penalja, debatet janë anuluar për shkak të shkaqeve shëndetësore të një prej të akuzuarve. Mbrojtja e të akuzuarit B.A. ka dorëzuar dokumentacion mjekësor në Gjykatë, sipas të cilit nuk mund të marrë pjesë në debatet.
Gjykimi do të vazhdojë në terminin tashmë të konfirmuar gjegjësisht më 20 tetor.
Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarit u deklaruan se ndjehen fajtor për veprat për të cilat akuzohen. Në rastin “Geriatria” për marrjen e ryshfetit ndiqet drejtori i ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifi, përderisa Blerim Amiti për marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.
Sipas aktakuzës, Arifi ka kërkuar 20.000 euro që të mundësojë pranim në spital të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe e ka pranuar shumën në të holla, me çka ishte kapur në vendin e ngjarjes nga ana e policisë.
The post Anulohet debati gjyqësor për rastin “Geriatria” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
