Apasiev: Ligji për licencat dygjuhësore u kontrabandua në kuvend nga OBRM-PDUKM-ja për t’i bërë qejfin VLEN-it, por presidentja nuk e nënshkruajti
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova vendosi veton dhe nuk e dekretoi Ligjin për licensa dygjuhësore nëpër çerdhet e fëmijëve, përmes Facebookut është prononcuar, lideri i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev. Ai shkruan se ky ligj u kontrandua në kuvend vetëm që OBRM-PDUKM t’i bëjë qejfin VLEN-it, duke përkrahur vendimin e presidentes Siljanovska për mos […] The post Apasiev: Ligji për licencat dygjuhësore u kontrabandua në kuvend nga OBRM-PDUKM-ja për t’i bërë qejfin VLEN-it, por presidentja nuk e nënshkruajti appeared first on InfoShqip.com.
![Apasiev: Ligji për licencat dygjuhësore u kontrabandua në kuvend nga OBRM-PDUKM-ja për t’i bërë qejfin VLEN-it, por presidentja nuk e nënshkruajti](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2023/04/apasiev-1.jpg)
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova vendosi veton dhe nuk e dekretoi Ligjin për licensa dygjuhësore nëpër çerdhet e fëmijëve, përmes Facebookut është prononcuar, lideri i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
Ai shkruan se ky ligj u kontrandua në kuvend vetëm që OBRM-PDUKM t’i bëjë qejfin VLEN-it, duke përkrahur vendimin e presidentes Siljanovska për mos dekretim.
“A e dëgjoi më në fund Presidentja e Republikës apelin e deputetëve nga “E Majta” dhe vendosi VETO për licensat antikushtetuese dygjuhësore, që vmroistët i kontrabanduan në Kuvend, për t`ua bërë qejfin neobalistëve të VLEN-it? Nëse është ashtu, “aferim dhe ashkollsun” , ka shkruar Apasievi.
Pas votimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ku ishin vendosur licensat dygjuhësore, nga “E Majta” që në dhjetor u dërguan thirrje për Presidenten që ta shfrytëzojë të drejtën e vetos
The post Apasiev: Ligji për licencat dygjuhësore u kontrabandua në kuvend nga OBRM-PDUKM-ja për t’i bërë qejfin VLEN-it, por presidentja nuk e nënshkruajti appeared first on InfoShqip.com.