Noka-socialistëve: Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 Majit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka marrë fjalën në Kuvend ku ndër të tjera ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Noka nuk ka lënë pa një përgjigje socialistët, të cilët kanë ironizuar ditët e fundit përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e koalicionit opozitar. Sipas Nokës, Gjuzi është më dinjitoz se […]

Mars 10, 2025 - 19:00
 0  4
Noka-socialistëve: Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 Majit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka marrë fjalën në Kuvend ku ndër të tjera ka folur për zgjedhjet e 11 majit.

Noka nuk ka lënë pa një përgjigje socialistët, të cilët kanë ironizuar ditët e fundit përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e koalicionit opozitar.

Sipas Nokës, Gjuzi është më dinjitoz se shumë deputetë të mazhorancës, pasi sipas tij ai nuk ka vjedhur asnjë para të shqiptarëve.

Demokrati iu drejtua socialistëve se pas 11 majit shumë prej tyre do të jenë pas hekurave për krimet që kanë bërë.

“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.