Apasievi kundër Gashit, Mickoski: Apasievi nuk i’a vlen të komentohet!
Dimitar Apasiev, kryetari i partisë “E Majta” tha se partia e tij nuk do të mbështesë kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashin, shkruan gazeta LAJM. “Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm […]
Dimitar Apasiev, kryetari i partisë “E Majta” tha se partia e tij nuk do të mbështesë kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashin, shkruan gazeta LAJM.
“Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev.
Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski , tha se deklaratat e Apasievit nuk i’a vlen të komentohen. Duke folur para gazetarëve, Mickoski tha se mbështetje për kryetarin e ri të Kuvendit, pret nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetari i ardhshëm.
“Pres mbështetje nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, u përgjigj Mickoski.