Mickoski: Nuk i kemi dhënë shumë VLEN-it, kemi kthyer të paktën ¾ e funksioneve

Propozimi i VMRO-DPMNE-së për përbërjen e re Qeveritare, të martën do të jetë në Kuvend. Pas shqyrtimit të grupeve parlamentare, propozimi pritet të votohet, shoqëruar me debat që mund të zgjas jo më shumë se tre ditë. Në ndërkohë, në prag të formimit të Qeverisë, në ceremoninë solemne kushtuar 34 vjetorit të formimit të partisë, […] The post Mickoski: Nuk i kemi dhënë shumë VLEN-it, kemi kthyer të paktën ¾ e funksioneve appeared first on InfoShqip.com.

qershor 17, 2024 - 18:01
 0  7
Mickoski: Nuk i kemi dhënë shumë VLEN-it, kemi kthyer të paktën ¾ e funksioneve

Propozimi i VMRO-DPMNE-së për përbërjen e re Qeveritare, të martën do të jetë në Kuvend. Pas shqyrtimit të grupeve parlamentare, propozimi pritet të votohet, shoqëruar me debat që mund të zgjas jo më shumë se tre ditë.

Në ndërkohë, në prag të formimit të Qeverisë, në ceremoninë solemne kushtuar 34 vjetorit të formimit të partisë, kryetari Hristijan Mickoski tha se nuk do të lejoj që VMRO të bëhet LSDM-ja që ishte dhe është tani, dhe as që VLEN të bëhet si BDI.

“Për disa ditë Maqedonia do të ketë Qeveri të re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Në këtë periudhë, kur dakordoheshte kjo qeveri, me vëmendje kam dëgjuar nga qendra të caktuara politike nga opozita e re, se ju kemi dhënë shumë koalicionit VLEN. Ne të paktën kemi kthyer ¾ funksionet që ata i humbën, na thonë se kemi dhënë shumë. Po le të jetë edhe ashtu, dua të them se ne as nuk japim, as nuk marrim, sepse Maqedonia është shtet i përbashkët”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.

The post Mickoski: Nuk i kemi dhënë shumë VLEN-it, kemi kthyer të paktën ¾ e funksioneve appeared first on InfoShqip.com.