Apel për ndihmë! Ta shpëtojmë jetën e Ejup Ejupit nga fshati Zym i Dragashit
Të nderuar qytetarë të Kosovës, të dashur mërgimtarë kudo që jeni, Ajup Ejupi nga fshati Zym i Dragashit ka pësuar një sulm të rëndë në tru, dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është kritike. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i menjëhershëm të bëhet në një klinikë të specializuar në Shkup, ku ai mund të marrë


Të nderuar qytetarë të Kosovës, të dashur mërgimtarë kudo që jeni,
Ajup Ejupi nga fshati Zym i Dragashit ka pësuar një sulm të rëndë në tru, dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është kritike. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i menjëhershëm të bëhet në një klinikë të specializuar në Shkup, ku ai mund të marrë ndihmën e duhur për të shpëtuar jetën.
Fatkeqësisht, shuma që kërkohet për trajtimin është 35.000 euro, një shumë e paarritshme për familjen e Ajupit, e cila përballet me kushte të vështira ekonomike dhe nuk ka mundësi ta përballojë këtë barrë të rëndë.
Prandaj, bëjmë thirrje zemrës dhe solidaritetit të çdo shqiptari në Kosovë e më së shumti në mërgatën tonë të lavdishme – të kontribuojmë secili sipas mundësisë, që të shpëtojmë jetën e një njeriu që ka nevojë për ne më shumë se kurrë!
Çdo ndihmë, qoftë e vogël apo e madhe, është një hap drejt jetës!
Për grumbullimin e të hollave janë personat:
NESIM QAFLESHI -Bellobrad 044 433 966
RESHAT SELE – ZYM 044 203 728
ILIR BAJRAMI – ZGATAR 049 114 776
LIRIM RAMADANI – BRRUT 049 233 411
Nesim Qafleshi
Reshat Sele
