Arben Fetai: Në vitin e parë të Qeverisë VLEN: Rikthyem rendin dhe ligjin
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka publikuar një vlerësim të punës së Qeverisë gjatë vitit të parë të mandatit të VLEN-it, duke e konsideruar atë si vit të The post Arben Fetai: Në vitin e parë të Qeverisë VLEN: Rikthyem rendin dhe ligjin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka publikuar një vlerësim të punës së Qeverisë gjatë vitit të parë të mandatit të VLEN-it, duke e konsideruar atë si vit të konsolidimit të themeleve për ndërtimin e një shteti të fuqishëm dhe ligjor.
“Në vitin e parë të Qeverisë VLEN e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, theksoi Fetai në një deklaratë publike.
Sipas tij, këto rezultate janë vetëm një hyrje për atë që do të pasojë në tre vitet e ardhshme të qeverisjes, ku prioritet mbetet zbatimi i plotë i programit qeveritar dhe programit të VLEN-it.
“Vazhdojmë edhe me më shumë vrull dhe motivim drejt zbatimit të plotë të programit qeveritar dhe programit të VLEN-it në 3 vitet e ardhshme”, shtoi Fetai.
Ai gjithashtu potencoi se qeverisja e re është e përkushtuar për ndërtimin e institucioneve funksionale, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie apo bindjeje.
“Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e i barabartë për të gjithë”, u shpreh ai.
Qeveria VLEN, e përbërë nga parti shqiptare të opozitës së dikurshme, hyri në pushtet me një premtim të qartë për ndryshim sistemor dhe barazi reale, veçanërisht për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu me theks të veçantë në funksionimin e shtetit ligjor dhe reformave institucionale.
The post Arben Fetai: Në vitin e parë të Qeverisë VLEN: Rikthyem rendin dhe ligjin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
