Arbër Ademi: Çfarë turpi!
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj miratimit të rendit të ditës për “Ligjin e Branitellave”. Ai në Facebook shkruan se VLEN bëri kuorumin e këtij ligji duke qëndruar në sallë, duke i numëruar dhe disa veprime të tjera që kjo qeverisje i ka bërë në dëm të shqiptarëve. Reagimi i […]
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj miratimit të rendit të ditës për “Ligjin e Branitellave”.
Ai në Facebook shkruan se VLEN bëri kuorumin e këtij ligji duke qëndruar në sallë, duke i numëruar dhe disa veprime të tjera që kjo qeverisje i ka bërë në dëm të shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
U miratua rendi i ditës me pikën për branitellat. VLEN ua bëri kuorumin për miratimin e rendit të ditës, duke qëndruar në sallë. Çfarë turpi!
– I zvogëluan shqiptarët te balancuesi nga 29,5% në 24,3%
– Ua hoqën flamurin kombëtar
– Gjuhën shqipe po e mohojnë në Kushtetuese
– Tash branitellat
Bravo ju qoftë!