Arbër Ademi reagon për regjistrimin në Gërçec: 29.5% e konteston VMRO, Levica dhe vazalët e VREDI-t

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të përfaqësuesve të VLEN-it se fshati Gërçec ka mbetur pa u regjistruar në regjistrimin e fundit të The post Arbër Ademi reagon për regjistrimin në Gërçec: 29.5% e konteston VMRO, Levica dhe vazalët e VREDI-t appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 22:30
 0  4
Arbër Ademi reagon për regjistrimin në Gërçec: 29.5% e konteston VMRO, Levica dhe vazalët e VREDI-t

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të përfaqësuesve të VLEN-it se fshati Gërçec ka mbetur pa u regjistruar në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ademit, e gjithë popullsia e Gërçecit është regjistruar, por për shkak të statusit të pasqaruar administrativ të këtij vendbanimi, banorët figurojnë të shpërndarë në tri zona të ndryshme kadastrale: Shishovë, Gllumovë dhe Saraj, me këtë të fundit që mbulon shumicën.

“Regjistrimi i popullsisë bëhet sipas komunës kadastrale. Në këtë rast, fshati Gërçec i takon komunës kadastrale Saraj,” – ka deklaruar Ademi.

Ai thekson se ky nuk është një fenomen i ri dhe se e njëjta mënyrë regjistrimi ka ndodhur edhe në vitin 2002, duke shtuar se shumë banorë figurojnë me adresë “pa numër (b.b.)” në letërnjoftimet e tyre, për shkak të mungesës së sistemimit përfundimtar të fshatit në regjistrat kadastralë.

Në reagimin e tij, Ademi sjell si shembull edhe fshatin Leshkë të Tetovës, ku një situatë e ngjashme ka bërë që banorët të regjistrohen nën Tearcë ose Neproshten, në varësi të ndarjes kadastrale.

“Njerëzit janë këtu dhe të gjithë janë të regjistruar, një për një. Nuk ka asnjë banor të ‘zhdukur’,” – thekson Ademi, duke kritikuar politizimin e procesit të regjistrimit.

Sipas tij, mjerimi fillon kur regjistrimi dhe statistikat përdoren për kalkulime politike, duke shpikur probleme aty ku nuk ekzistojnë. Flaka

The post Arbër Ademi reagon për regjistrimin në Gërçec: 29.5% e konteston VMRO, Levica dhe vazalët e VREDI-t appeared first on Flaka, në çdo lajm... .