Ardhja e Franco Fodës në krye të Dardanëve e ka rikthyer entuziazmin në ekip
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për “Front Online” thotë se ardhja e Franco Fodës në krye të Kombëtares ka rikthyer entuziazmin dhe ka sjellë rezultate pozitive. Ademi shprehu optimizëm për arritjen e objektivave të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia dhe angazhimi i stafit janë kyçe për
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për “Front Online” thotë se ardhja e Franco Fodës në krye të Kombëtares ka rikthyer entuziazmin dhe ka sjellë rezultate pozitive.
Ademi shprehu optimizëm për arritjen e objektivave të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia dhe angazhimi i stafit janë kyçe për suksesin e mëtejshëm.
“Ardhja e Franco Fodës në krye të Dardanëve e ka rikthyer entuziazmin në ekip, por edhe serinë e rezultateve pozitive. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre ndaj ekipit dhe përgjegjësia që ata ndjejnë ndaj uniformës së Kombëtares së Kosovës na bëjnë të jemi optimistë për arritjen e objektivave tonë” shtoi ai.