Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë me art dhe kulturë gjatë gjithë vitit
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me artistë lokalë në hapësirën kulturore “7 Arte”, ku u njoh nga afër me krijimtarinë dhe aktivitetet e tyre. Tahiri tha se si kryetar i ardhshëm i komunës do të angazhohet që artistët dhe grupet kulturore të kenë mbështetje të vazhdueshme, hapësira dhe mundësi


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me artistë lokalë në hapësirën kulturore “7 Arte”, ku u njoh nga afër me krijimtarinë dhe aktivitetet e tyre.
Tahiri tha se si kryetar i ardhshëm i komunës do të angazhohet që artistët dhe grupet kulturore të kenë mbështetje të vazhdueshme, hapësira dhe mundësi të reja për t’u shprehur.
“Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, sepse festivalet dhe aktivitetet kulturore në qeverisjen time do të organizohen çdo javë dhe çdo muaj. Komuna e Mitrovicës do të mbështesë edhe iniciativat e reja kulturore për të promovuar talentët e rinj”, u shpreh Tahiri.
Ai potencoi se zhvillimi kulturor është pjesë e rëndësishme e programit të tij për Mitrovicën.
