Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për një grabitje të nëntorit
Një person është arrestuar për grabitje mbrëmjen e së enjtes. Policia po e kërkonte të dyshuarin dhe pas hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 30-vjeçarin. B.J. dyshohet për një grabitje të ndodhur më 15 nëntor 2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. “Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së


Një person është arrestuar për grabitje mbrëmjen e së enjtes.
Policia po e kërkonte të dyshuarin dhe pas hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 30-vjeçarin.
B.J. dyshohet për një grabitje të ndodhur më 15 nëntor 2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.