Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë
Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës The post Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte me qira. Policia njoftoi se bëhet fjalë për një studente nga Kosova, e cila prej disa muajsh qëndronte në Tetovë për studime.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe prokurori kujdestar. Në njoftimin zyrtar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë thuhet:
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.
“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thuhet më tej në njoftim.
Ndërkohë, burime të sigurta nga policia kanë konfirmuar se është arrestuar një person nga Kumanova, i cili dyshohet se ka qenë në një lidhje dashurie me viktimën. Sipas të dhënave paraprake, i arrestuari është djali i një biznesmeni të njohur nga Maqedonia e Veriut. Ai aktualisht ndodhet në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, ku po merret në pyetje nga hetuesit.
Familjarët e vajzës së ndjerë kanë deklaruar për media se e bija kishte pasur mosmarrëveshje të fundit me të dashurin, për çka kishin qenë të shqetësuar ditëve të fundit.
Megjithëse ende nuk ka version zyrtar nga autoritetet për rrethanat e sakta të ngjarjes, rasti vazhdon të trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë në fazë të avancuar për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një aksident tragjik apo diçka më serioze.
Sakaq, Universiteti i Tetovës ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së tyre, Daorsa Spahija.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se lajmi për humbjen e saj është pritur me tronditje dhe dhimbje të madhe në mesin e komunitetit studentor, në auditorë dhe në çdo kujtim të përbashkët.
“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, por një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë,” thuhet në telegram.
Në emër të studentëve, kryetari i Kuvendit Universitar të Studentëve, Leart Ibraimi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke e kujtuar Daorsën me dashuri dhe mirënjohje për kohën e kaluar bashkë. Gazeta Flaka
The post Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .