Arrestohet tetovari, kapet duke transportuar cigare dhe mjete piroteknike

Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar 44-vjeçari A.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, përcjell TV21. I njëjti është kapur duke transportuar cigare, duhan dhe mjete piroteknike. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e pasagjerëve “Reno” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, u konstatua se ai transportonte pa dokumentacion të rregullt 204 pako […]

gusht 8, 2024 - 23:00
 0  4
Arrestohet tetovari, kapet duke transportuar cigare dhe mjete piroteknike

Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar 44-vjeçari A.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, përcjell TV21. I njëjti është kapur duke transportuar cigare, duhan dhe mjete piroteknike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e pasagjerëve “Reno” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, u konstatua se ai transportonte pa dokumentacion të rregullt 204 pako me paqeta të cigareve të markave të ndryshme, 24 kuti duhan prej një kilogrami dhe 145 kuti duhan nga 500 gram, mjete piroteknike, 20 mjete për mbushjen e cigareve dhe 36 kuti me gjithsej 18 mijë filtra cigaresh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv