Arsovska: Mickoski i premtoi autobusët bashkë me mua, isha kryetarja më e mirë deri sa ia kapa dikujt duart në mjaltë
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u pyet sot për kaosin në NQP, respektivisht mungesën e autobusëve dhe premtimin e saj për 250 autobusë të rinj. Arsovska tha se premtimet i ka bërë bashkë me Hristijan Mickoski, ndërkaq tani e akuzon Këshillin e Qytetit të Shkupit për mos-përmbushjen e këtij premtimi. “A nuk i […]
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u pyet sot për kaosin në NQP, respektivisht mungesën e autobusëve dhe premtimin e saj për 250 autobusë të rinj.
Arsovska tha se premtimet i ka bërë bashkë me Hristijan Mickoski, ndërkaq tani e akuzon Këshillin e Qytetit të Shkupit për mos-përmbushjen e këtij premtimi.
“A nuk i premtonte Mickoski pranë meje, bashkë? Ashtu, unë jam kryetare por shkupjanët kanë votuar 45 këshilltarë, që tani çdo muaj marrin nga 500 euro për mbledhje dhe nuk votojnë asgjë. Pse mendoni se të gjithë fajin do ta hidhni te unë, kur unë, po të mundesha pa ata, deri tani qyteti do të rregullohej”.
“Unë isha kryetarja më e mirë, deri në shtator të vitit 2022, deri sa nuk u kapëm duart e dikujt në mjaltë, prej atëherë u bëra më e keqja. A doni ta dini se çka është ajo që unë nuk e kam përmbushur e që e kam premtuar, atë që nuk e ka votuar Këshilli”, tha Arsovska.