Arsovska rikthen në Shkup përmendoren e figurës kontroverse Qoseto
Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën po rikthen përmendoren e Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, transmeton TV21. Në rrethrrotullimin drejt vendit Autokomandë të Shkupit, është vendosur tabela njoftuese. Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largua në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov […]
Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën po rikthen përmendoren e Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, transmeton TV21. Në rrethrrotullimin drejt vendit Autokomandë të Shkupit, është vendosur tabela njoftuese.
Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largua në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se nuk ka leje.
Pasi Arsovska mori mandatin e të pares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg.
Kur u pyet se pse po vendosej përmendorja, Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucioner dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ka vepruar në mënyrë jo selektive”.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, iniciativën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për rikthimin e përmendores e dorëzoi në gusht të vitit 2023.
Përmendorja, siç thanë atëkohë nga Qyteti i Shkupit, do të ketë lokacion të ri, i cili do të vendoset në udhëkryqin mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe bulevardit “Bellasica”.
“Kjo është një figurë historike jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nga revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, monumenti i të cilit u hoq padrejtësisht dhe ilegalisht nga udhëheqja e mëparshme e qytetit. Nuk do të lejojmë që përmendorja e revolucionarit maqedonas të ndryshket nëpër depo, prandaj apelojmë që kjo pikë të futet në rend dite në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe të votohet menjëherë. Kjo është një mënyrë tjetër për të korrigjuar padrejtësinë dhe për t’u shpërblyer njerëzve që dhanë jetën për Republikën e pavarur dhe sovrane të Maqedonisë, për të kujtuar dhe nderuar heronjtë, asnjëri prej të cilëve nuk duhet të harrohet”, thanë nga Qyteti i Shkupit.
Ky bust u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014 përpara Gjykatës Supreme të Shkupit, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini, për tu larguar më pas mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 2018, ku u dërgua në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti u bë me urdhër të Qytetit të Shkupit.
Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së. Ai konsiderohet ndër terroristët më të njohur të VMRO-së. Se sa njerëz ka vrarë është vështirë të thuhet. Duke u bazuar në atë se çfarë ai thotë në kujtimet e tij bëhet fjalë për më shumë se dhjetëra të vrarë. Ka jetuar 100 vjet dhe po aq ka vrarë.
Grupi i atëhershëm punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht konstatoi një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike hapi hetim për bustet të cilat u vendosën si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.