Arsovska: Standard i dyfishtë i Mickoskit për kryetarët e komunave

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj standardit të dyfishtë që, sipas saj, tregon kryeministri Hristijan Mickoski në raport me kryetarët e komunave, varësisht nga përkatësia politike, The post Arsovska: Standard i dyfishtë i Mickoskit për kryetarët e komunave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 18, 2025 - 18:30
 0  5
Arsovska: Standard i dyfishtë i Mickoskit për kryetarët e komunave

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj standardit të dyfishtë që, sipas saj, tregon kryeministri Hristijan Mickoski në raport me kryetarët e komunave, varësisht nga përkatësia politike, njofton Flaka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arsovska theksoi se në rastin e Bitolës, ku kryetari i komunës vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, fajësohet Këshilli Komunal për bllokimin e projekteve. Ndërsa në Shkup, sipas saj, gjithë përgjegjësia hidhet mbi të, edhe pse për katër vite me radhë Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk ka miratuar asnjë projekt të rëndësishëm.

“Për Mickoskin në Manastir, kur këshilli nuk i voton vendimet, kryetari i komunës nuk është i paaftë, por këshilli ka bërë obstruksione dhe ka bllokuar. Për shkak të atyre obstruksioneve, kryetari nga VMRO nuk ka mundur të nisë as një projekt të shumëpritur,” shkroi Arsovska.

“Në Shkup, kur këshilli për katër vite nuk ka votuar asnjë projekt, nuk ka votuar për autobusë të rinj, as për transport falas, as për mjete dhe pajisje për një qytet më të pastër, atëherë për gjithçka fajësohet Danella,” vazhdoi ajo.

Arsovska vlerësoi se çdo ditë më shumë zbulohen gënjeshtrat dhe manipulimet, ndërsa sulmet ndaj saj janë të pabaza dhe politike.

“Çdo ditë e më shumë po ngatërroheni në gënjeshtrat dhe manipulimet tuaja,” përfundoi ajo.

Reagimi i kryetares vjen në një moment kur tensionet mes saj dhe VMRO-DPMNE-së janë përshkallëzuar, veçanërisht pas dështimeve për miratimin e projekteve kyçe për qytetin.

The post Arsovska: Standard i dyfishtë i Mickoskit për kryetarët e komunave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .