Arsovska: Visar Ganiu legalizoi objekt të ndërtuar nga një 5-vjeçar”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka dalë sërish me akuza të rënda publike ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe drejtorit të urbanizmit Ejup Ademi, duke i akuzuar The post Arsovska: Visar Ganiu legalizoi objekt të ndërtuar nga një 5-vjeçar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 16:30
 0  2
Arsovska: Visar Ganiu legalizoi objekt të ndërtuar nga një 5-vjeçar”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka dalë sërish me akuza të rënda publike ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe drejtorit të urbanizmit Ejup Ademi, duke i akuzuar për keqpërdorim dhe legalizim të paligjshëm të objekteve ndërtimore. VIDEO

“Këtë nuk do ta shihni në Sitel, Alfa apo ndonjë media që mbron bandën e organizuar kriminale të Visar Ganiut!”, – shkruan kryetarja në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar një paralajmërim për përmbajtje shqetësuese.

Sipas saj, më 20 maj 2025, Visar Ganiu dhe Ejup Ademi kanë lejuar legalizimin e një ndërtese në bazë të një kërkese të dorëzuar nga një person që në atë kohë ishte vetëm 6 vjeç.

“Jasin Sadiki ka kërkuar legalizim për një ndërtesë që ka filluar ta ndërtojë kur kishte vetëm 5 vjet”, thuhet në akuzë.

Më tej, ajo sqaron se bëhet fjalë për nipin e Azem Sadikit, ish-kryetar i Komunës së Studeniçanit nga radhët e BDI-së.

“Sigurisht që Azemi është jashtëzakonisht krenar për arritjet e nipit të tij. Ndoshta edhe ju do të ishit, nëse do të kishit nipa që ndërtojnë në moshën 5-vjeçare”, shkruan ajo me tone ironike.

Në fund të postimit është bashkangjitur edhe një fotografi ku shfaqet vetë kryetarja me Azem Sadikin, të cilën ajo e përshkruan si moment “kur po dakordësohej legalizimi”.

The post Arsovska: Visar Ganiu legalizoi objekt të ndërtuar nga një 5-vjeçar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .