ASH-ja e Taravarit vë Tetovën në fokus, vijojnë aktivitetet partiake!

Kryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH-Taravari, Elfete Ismaili gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka asamblenë e gruas së ASH-së ku kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për përfaqësimit The post ASH-ja e Taravarit vë Tetovën në fokus, vijojnë aktivitetet partiake! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 26, 2025 - 03:01
 0  6
ASH-ja e Taravarit vë Tetovën në fokus, vijojnë aktivitetet partiake!

Kryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH-Taravari, Elfete Ismaili gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka asamblenë e gruas së ASH-së ku kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

“Mbrëmë, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë të Asamblesë së Gruas. Temë diskutimi ishin, zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrohen. Në një atmosferë bashkëpunuese, theksuam rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse. Asambleja e Gruas mbetet e përkushtuar për të qenë zë i fuqishëm i ndryshimit dhe forcë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.” shkruan Ismaili.

Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës.

Në takimet me këto grupe, siç bëjnë të ditur burime partyike për Frontline.mk, kërkohet emër për diçka më mirë për Tetovën sikurse janë mjek dhe figura të tjera me ndikim.

“Ende është herët për të zbuluar emra, por jo shumë larg do të vijë edhe ai moment, ndërsa tani për tani ka bisedime intensive me shumë grupe dhe individë të ndryshëm”, sqaron burimi nga partia e Taravarit. Flaka Media

The post ASH-ja e Taravarit vë Tetovën në fokus, vijojnë aktivitetet partiake! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .