ASH-Sela: Bogojeski ofendon shqiptarët, përfaqësuesit e VLEN-it i quan “kafshë” ata heshtin!

Një shkrim në rrjetet sociale i kryetarit të “Konceptit maqedonas”, Petar Bogojeski, ka shkaktuar reagime në ASH-Sela. Nga ASH thonë se Bogojeski po ofendon shqiptarët dhe koalicionin VLEN, ndërsa ftojnë The post ASH-Sela: Bogojeski ofendon shqiptarët, përfaqësuesit e VLEN-it i quan “kafshë” ata heshtin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 21, 2024 - 16:00
 0  6
ASH-Sela: Bogojeski ofendon shqiptarët, përfaqësuesit e VLEN-it i quan “kafshë” ata heshtin!

Një shkrim në rrjetet sociale i kryetarit të “Konceptit maqedonas”, Petar Bogojeski, ka shkaktuar reagime në ASH-Sela. Nga ASH thonë se Bogojeski po ofendon shqiptarët dhe koalicionin VLEN, ndërsa ftojnë Prokurorinë që të ndiqet penalisht Bogojeski.

“Më drejtpërdrejt dhe më qartë se kaq nuk mund të shprehej urrejtja ndaj shqiptarëve nga ana e këtij koalicioni monoetnik. Njëri nga partnerët e koalicionit, Petar Bogojeski, mik i kryeministrit dhe presidentes, ofendon rëndë shqiptarët dhe kjo kalon si diçka normale pa i penguar askujt. Në fakt ky është rreziku i vërtetë për tensione dhe jo e drejta e shqiptarëve për tu mbrojtur dhe për të ngritur zërin kundër nënçmimeve dhe ofendimeve si këto. Kryeministri Mickoski, skenaristët e tensioneve i ka në krahun e tij të djathtë. Prokuroria Publike me detyrë zyrtare duhet të hap lëndë dhe të ndjek penalisht këtë ofendim dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, si formën më të rëndë të veprës penale sot. Ndërsa nga vasalët shqiptarë në Qeveri, nuk presin që t’i mbrojnë shqiptarët, por të paktën le t’i dalin zot vetes dhe të reagojnë ndaj ofendimeve që ju dedikohen mes tjerësh edhe atyre, ku vetë ata i quan “kafshë e padëfryer”. Mos vallë edhe nga Bogojeski frikësohen sikur nga Maksimi e Stoilkoviçi?”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

The post ASH-Sela: Bogojeski ofendon shqiptarët, përfaqësuesit e VLEN-it i quan “kafshë” ata heshtin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .