AShMAA dhe Komisioni për Media i Kosovës zhvilluan takim bilateral

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës (KPMRK) sot në Prishtinë, ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rritjen e shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e rregullimit të mediave, transmeton Portalb.mk. “Përfaqësuesit e dy organeve rregullatore diskutuan disa çështje që lidhen […]

maj 22, 2024 - 17:01
 0  7
AShMAA dhe Komisioni për Media i Kosovës zhvilluan takim bilateral
Takimi bilateral i AShMAA dhe Komisionit të Pavarur për Media i Republikës së Kosovës. Foto: AShMAA

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës (KPMRK) sot në Prishtinë, ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rritjen e shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e rregullimit të mediave, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit e dy organeve rregullatore diskutuan disa çështje që lidhen me harmonizimin e rregullores vendase me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar e Shërbimeve Mediatike Audiovizive”, njoftuan nga AShMAA.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së monitorimit të përmbajtjes mediatike gjatë procesit zgjedhor.

Rregullatori i Kosovës gjatë takimit prezantoi sistemin për monitorimin e përmbajtjeve programore të transmetuara në radio dhe televizione, si dhe për marrjen e sinjaleve të operatorëve që ritransmetojnë shërbime programore.

Në fund të takimit u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe janë të rëndësishme dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.