ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të perbuzur si zakonisht!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët, sipas kësaj partie, kanë shpërndarë mirënjohje për sportistët e dalluar The post ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të perbuzur si zakonisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 11, 2025 - 17:00
 0  6
ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të perbuzur si zakonisht!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët, sipas kësaj partie, kanë shpërndarë mirënjohje për sportistët e dalluar pa përfshirë asnjë sportist shqiptar.

Në ceremoninë zyrtare të mbajtur sot, Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Ministri i Sportit Borko Ristovski ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistë, por sipas ASH-së, asnjë sportist shqiptar nuk u përfshi në listë, pavarësisht kontributit të tyre në sportin vendor dhe atë ndërkombëtar.

“Ky veprim nxjerr në pah edhe njëherë arrogancën dhe albanofobinë ndaj sportistëve shqiptarë,” – thuhet në reagimin e ASH-së, nënshkruar nga kryetari Arben Taravari.

ASH kujton se shumë sportistë shqiptarë kanë qenë ambasadorë të denjë të shtetit në garat ndërkombëtare, përfshirë legjendat si Shaban Sejdiu dhe Shaban Tërstena, të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike dhe kampionatet botërore e evropiane në mundje.

“Edhe në sporte si boksi, karateja, skijimi dhe futbolli, shqiptarët kanë shkëlqyer dhe kanë qenë pjesë kyçe e përfaqësueses së Maqedonisë,” – vijon reagimi.

Sipas ASH-së, ky është një tjetër episod i segregacionit etnik që po thellohet nën qeverisjen e koalicionit VMRO-ZNAM dhe VLEN, i cili akuzohet se po praktikon përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga të gjitha nivelet e jetës publike – nga administrata deri te sporti dhe kultura.

“A nuk mjafton kjo mospërfillje edhe në fushën e sportit si dëshmi për diskriminim etnik?”, përfundon reagimi i partisë opozitare shqiptare. Flaka Media

The post ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të perbuzur si zakonisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .