ASK: Më shumë energji e konsumuar në maj të 2024-s se në maj të 2023-s

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Në raportin e publikuar nga ASK thuhet se më shumë energji […]

Korrik 19, 2024 - 18:30
 0  6
ASK: Më shumë energji e konsumuar në maj të 2024-s se në maj të 2023-s
ask:-me-shume-energji-e-konsumuar-ne-maj-te-2024-s-se-ne-maj-te-2023-s

ask:-me-shume-energji-e-konsumuar-ne-maj-te-2024-s-se-ne-maj-te-2023-s

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në raportin e publikuar nga ASK thuhet se më shumë energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2024 sesa në muajin maj 2023.

“Gjatë muajit maj të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 491.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 476.46 GWh ose 29,26% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Tutje thuhet në raport se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,81%. Importi  i energjisë elektrike në maj të vitit 2024 ishte 149.21 GWh,  kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 299.68 GWh ( këtu ështëe përfshirë edhe sasia e transmisionit).

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 699.49 mijë ton ose 20,06% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e ASK-së.