“Ka qëlluar me breshëri, policët serbë shpëtuan falë jelekëve”: Detaje nga rezistenca e Faton Hajrizit ndaj policisë

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e një polici dhe plagosjen rëndë të një tjetri në Loznicë. Sipas mediave në Serbi, ai u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku gati 40 orë më parë dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq. Siç raportohet […]

Korrik 19, 2024 - 18:30
 0  6
“Ka qëlluar me breshëri, policët serbë shpëtuan falë jelekëve”: Detaje nga rezistenca e Faton Hajrizit ndaj policisë
“ka-qelluar-me-bresheri,-policet-serbe-shpetuan-fale-jelekeve”:-detaje-nga-rezistenca-e-faton-hajrizit-ndaj-policise

“ka-qelluar-me-bresheri,-policet-serbe-shpetuan-fale-jelekeve”:-detaje-nga-rezistenca-e-faton-hajrizit-ndaj-policise


Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e një polici dhe plagosjen rëndë të një tjetri në Loznicë.

Sipas mediave në Serbi, ai u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku gati 40 orë më parë dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq.

Siç raportohet ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve që e kanë arrestuar.

Sipas mediave ai ka qëlluar në drejtim të policëve që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.

Ndonëse identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar, raportohet se bëhet fjalë për Faton Hajrizin. Mediet në serbi kanë publikuar dy fotografi, ku është pretenduar se janë fotografitë e Hajrizit të vrarë.