AUV: Operatorët ushqimor të mos i mbushin pakot e Vitit të Ri me çokollata jashtë afatit për konsumim
Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) fillon me zbatimin e kontrolleve të shtuara, të jashtëzakonshme tek operatorët e ushqimit, bëjnë të ditur nga atje. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës më të re të konsumatorëve – fëmijëve, theksi në kontrolle do të vihet në pakot […]


Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) fillon me zbatimin e kontrolleve të shtuara, të jashtëzakonshme tek operatorët e ushqimit, bëjnë të ditur nga atje. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës më të re të konsumatorëve – fëmijëve, theksi në kontrolle do të vihet në pakot e Vitit të Ri dhe sigurinë e tyre, transmeton Portalb.mk.
“Si institucion përgjegjës për sigurinë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të drejtave të tyre si konsumatorë, AUV u bën bën thirrje operatorëve të ushqimit që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos tentojnë të manipulojnë konsumatorët, veçanërisht pakot e Vitit të Ri, në ambalazhet e përmbledhura të vendosen produkte të pasigurta, kryesisht të skaduara. Qytetarët tashmë kanë alarmuar Agjencinë për mospërputhje të tilla. Me kontrollet e forcuara te operatorët e ushqimit do të përcaktohet plotësimi i kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë ushqimore, theksi do të vihet në etiketimin, veçanërisht në qëndrueshmërinë e produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga mashtrimi”, bëjnë të ditur nga atje.
AUV u bën thirrje qytetarëve që të jenë konsumatorë të përgjegjshëm dhe të blejnë ushqime nga objektet e regjistruara/miratuara që janë nën kontrollin e shërbimeve inspektuese të AUV-së.
“Qytetarët për çdo mospërputhje në aspektin e sigurisë ushqimore mund të raportojnë në Agjenci personalisht, përmes telefonit, në numrin pa pagesë 0800 3 22 22 ose në mënyrë elektronike në [email protected]“, shtojnë nga AUV.