Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

Ministri I shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në klinikën e pediatrisë dhe në klinikën “Kozle” lidhur me vdekjen e foshnjës 14 muajshe, raporton SHENJA. Ai tha se bëhet fjalë për lëshime sistemore, teknike dhe profesionale. “Në aspektin profesional komisioni ka sjell konstatim se ka një lëshim për vlerësimin […]

tetor 15, 2024 - 00:00
 0  7
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

Ministri I shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në klinikën e pediatrisë dhe në klinikën “Kozle” lidhur me vdekjen e foshnjës 14 muajshe, raporton SHENJA.

Ai tha se bëhet fjalë për lëshime sistemore, teknike dhe profesionale.

“Në aspektin profesional komisioni ka sjell konstatim se ka një lëshim për vlerësimin e pranimit të foshnjës në klinikën e pediatrisë në kontrollin e dytë që është bërë me 3 tetor dhe në Kozle është konstatuar lëshim për reagim jo adekuat dhe reagim jo në kohë për vlerësimin e rëndësisë së pasqyrës klinike të fëmija 14 muajsh” theksoi Taravari.
“Në pjesën e gabimeve sistemore është konstatuar se mungojnë allgoritme pë triazhën e pacientëve gjatë pranimit në klinikë gjithashtu është konstatuar se ka nevojë për edukim të vazhduar të mjekëve që punojnë në këto klinika posaçërisht në pjesën e ndihmës gjatë dobësimit të punës së sistemit respirator dhe të zemrës. Në drejtim të gabimeve teknike është konstatuar s e mungon aparatura për respiracion invanzive dhe joinvanzive gjithashtu edhe në klinikën e pediatrisë po edhe në kozle, është konstatuar se mungon aparati videolaringoscop I cikli ndihmon gjatë intubimit të fëmijut gjithashtu ka një lëshim në transportin e pacientëve prej kozles në klinikën e pediatrisë”, ka deklaruar ministri Taravari.