Avokatët ankohen: Të arrestuarit pa ushqim dhe pije që nga mëngjesi

Avokatët e disa personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim votash i janë drejtuar me ankesë gjykatës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të të ndaluarve. Sipas tyre, personat e arrestuar, mes të cilëve edhe djali i ish-deputetit Nait Hasani, nuk kanë pasur ushqim dhe pije që nga orët e mëngjesit. Avokatët kanë kërkuar

Jan 24, 2026 - 19:30
 0
Avokatët ankohen: Të arrestuarit pa ushqim dhe pije që nga mëngjesi
avokatet-ankohen:-te-arrestuarit-pa-ushqim-dhe-pije-qe-nga-mengjesi

avokatet-ankohen:-te-arrestuarit-pa-ushqim-dhe-pije-qe-nga-mengjesi

Avokatët e disa personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim votash i janë drejtuar me ankesë gjykatës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të të ndaluarve.

Sipas tyre, personat e arrestuar, mes të cilëve edhe djali i ish-deputetit Nait Hasani, nuk kanë pasur ushqim dhe pije që nga orët e mëngjesit.

Avokatët kanë kërkuar që institucioni përgjegjës të marrë masa të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore të të ndaluarve, duke theksuar se mungesa e ushqimit dhe ujit përbën shkelje të procedurave ligjore dhe humane.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.