Avokati Qerkini: Thaçi e ka vërtetuar se i respekton kushtet e Gjykatës, vendimi i refuzimit është i padrejtë
Artan Qerkini, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, vendimin e kësaj Gjykate për refuzimin të kërkesës për ta vizituar babain nga Hashim Thaci e ka cilësuar si të padrejtë. Qerkini ka deklaruar se Thaçi e ka vërtetuar në të kaluarën që i zbaton kushtet e përcaktuara nga Gjykata për vizita humanitare. “Jam
Artan Qerkini, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, vendimin e kësaj Gjykate për refuzimin të kërkesës për ta vizituar babain nga Hashim Thaci e ka cilësuar si të padrejtë.
Qerkini ka deklaruar se Thaçi e ka vërtetuar në të kaluarën që i zbaton kushtet e përcaktuara nga Gjykata për vizita humanitare.
“Jam i befasuar pse po ndodhë kjo. Duhet të kemi parasysh faktin që në dy vizitat e kaluara të Thaçit ai me përpikmëri i është përmbajtur të gjitha kufizimeve dhe s’ka pasur asnjë incident të raportuar për mos zbatimin e kushteve të përcaktuara nga Gjykata. Vendim jo i drejtë, arsyet janë humanitare”, tha Qerkini për “Front Online”.