Avokati Rexhepi: Do nisi ankesë ndaj Arbër Sejdiut, kam pritur edhe për të burgim të përjetshëm

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se ishte i pritshëm vendimi i marrë sot nga Gjykata Themelore e Ferizajt me dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës edhe në rigjykim. Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ka pritur që edhe ndaj të akuzuarit të dytë të […]

Korrik 29, 2024 - 19:30
 0  5
Avokati Rexhepi: Do nisi ankesë ndaj Arbër Sejdiut, kam pritur edhe për të burgim të përjetshëm
avokati-rexhepi:-do-nisi-ankese-ndaj-arber-sejdiut,-kam-pritur-edhe-per-te-burgim-te-perjetshem

avokati-rexhepi:-do-nisi-ankese-ndaj-arber-sejdiut,-kam-pritur-edhe-per-te-burgim-te-perjetshem

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se ishte i pritshëm vendimi i marrë sot nga Gjykata Themelore e Ferizajt me dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës edhe në rigjykim.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ka pritur që edhe ndaj të akuzuarit të dytë të vendoset masa e burgimit të përjetshëm, Arbër Sejdiut.

“Një vendim i pritur parimisht, një përsëritje e aktgjykimit të kaluar, një gjykim, sipas meje, si përfaqësues i familjes së dëmtuar ka qenë më se i pritur. Normalisht, i kënaqur  pjesërisht, pasi kam pritur që edhe ndaj të akuzuarit të dytë të vendoset ndonjë sanksion më i lartë ose eventualisht edhe burgim i përjetshëm për shkak se edhe personin e dytë e involvojnë provat e prokurorisë”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi ka bërë të ditur se do të ngrisë ankesë ndaj Arbër Sejdiut si kundërshtim për dënimin e që e mori me 15-vite burgim për vrasjen e Marigona Osmanit.

“Unë personalisht do të bëjë ankesë ndaj të akuzuarit të dytë për shkak se unë vazhdoj të besoj se Arbër Sejdiu është i involvuar në bashkëkryerje të vrasjes. Janë ato prova që e involvojnë atë, janë të përshkruara në proces verbal dhe janë të dokumentuara nga video gjirimet”, ka thënë Rexhepi.