Azeski i kërkon Mickoskit ndryshime në ligjin që kufizon marzhat tregtare
Oda Ekonomike kërkon fshirjen e disa pjesëve të Ligjit për praktika të padrejta tregtare, me çka pritet t’i jepet fund problemeve me çmimet që vazhdimisht rriten në tregje, përcjell “Telma”. Në letër thuhet se në tregun e BE-së subjektet kanë më shumë hapësirë për t’u përshtatur me njoftimet. Problemi që theksoi Azeski në letrën është […]
Oda Ekonomike kërkon fshirjen e disa pjesëve të Ligjit për praktika të padrejta tregtare, me çka pritet t’i jepet fund problemeve me çmimet që vazhdimisht rriten në tregje, përcjell “Telma”.
Në letër thuhet se në tregun e BE-së subjektet kanë më shumë hapësirë për t’u përshtatur me njoftimet.
Problemi që theksoi Azeski në letrën është periudha e përshtatjes me zgjidhjen e re ligjore, gjegjësisht fakti që disa ndryshime duhet të ndodhin në një periudhë kur nuk ka përfunduar viti kalendarik.
“Praktika në tregjet e tjera në Bashkimin Evropian ka një periudhë shumë më të gjatë për respektimin e ligjeve që ndalojnë disa praktika tregtare. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbetur asnjë periudhë tranzicioni, përveç furnitorëve dhe blerësve të cilët kanë lidhur kontrata për furnizim, për të cilat janë të obliguar ta respektojnë këtë ligj në afat prej gjashtë muajsh nga data e hyrjes në fuqi të tij, dhe kjo është para datës së skadon në shtator 2024”, thuhet në letër.
Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare u miratua në mars. Pritej që të uleshin çmimet e produkteve ushqimore. Në të njëjtën kohë, u përpilua një listë me mbi 2500 produkte, marzhet e të cilave nuk duhet të jenë më të mëdha se 10 për qind. Paraprakisht, Oda Ekonomike ka kërkuar që në këtë dokument të përfshihen edhe produktet me TVSH pesë për qind.