Mexhiti: Njerëzit e BDI-së votuan kundër “Balancuesit”, por do ta zgjidhim belanë që e krijuan, do të sjellim Ligj!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balansuesin”. “Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË! Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN! Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët. E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan […]

tetor 10, 2024 - 00:00
 0  4
Mexhiti: Njerëzit e BDI-së votuan kundër “Balancuesit”, por do ta zgjidhim belanë që e krijuan, do të sjellim Ligj!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balansuesin”.

“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!

Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN!

Ligj, jo vegël!

Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët.

E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani.

Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, ka shkuar Mexhiti.