Azizi: “Fronti Evropian” drejt shpërbërjes!
Deputeti i koalicionit VLEN, vlerëson se koalicioni “Fronti Evropian” është drejt shpërbërjes. Në një prononcim për gazetën LAJM, Azizi tha se është në kontakt me disa deputetë të këtij koalicioni opozitar, të cilët kanë gatishmëri t’i bashkangjiten shumicës. “Fronti Evropian është drejt shpërbërjes. Ka një front të ri që ka kriju BDI-ja, është fronti me […]
Deputeti i koalicionit VLEN, vlerëson se koalicioni “Fronti Evropian” është drejt shpërbërjes. Në një prononcim për gazetën LAJM, Azizi tha se është në kontakt me disa deputetë të këtij koalicioni opozitar, të cilët kanë gatishmëri t’i bashkangjiten shumicës.
“Fronti Evropian është drejt shpërbërjes. Ka një front të ri që ka kriju BDI-ja, është fronti me LSDM-në dhe Levicën. BDI-ja funksionin si e vetme duke i neutralizuar të gjithë ata që e ndihmuan gjatë zgjedhjeve. Me disa prej deputetëve të Frontit kemi zhvilluar bisedime dhe për çdo ditë jemi në bisedime. Ata janë të zhgënjyer dhe dëshpëruar nga BDI-ja dhe disa prej tyre kanë gatishmëri që të bëhen pjesë e qeverisë VLEN-VMRO”, tha Azizi për gazetën LAJM.