Azizi: Gjysmë viti punë, përmbysi dy dekada krim!
“Gjysmë vjetorin e parë të Qeverisjes së VLEN, e mbyllim me parandalimin e çdo iniciative të zollumit, të cilat kishin për qëllim, të dëmtojnë interesat shqiptare në vend. Falë deputetëve të koalicionit VLEN dhe shumicës parlamentare, këto tentime u penguan”, ka shkruar Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN. “Realitetin që qytetarëve ua prezantoi VLEN […]
“Gjysmë vjetorin e parë të Qeverisjes së VLEN, e mbyllim me parandalimin e çdo iniciative të zollumit, të cilat kishin për qëllim, të dëmtojnë interesat shqiptare në vend. Falë deputetëve të koalicionit VLEN dhe shumicës parlamentare, këto tentime u penguan”, ka shkruar Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN.
“Realitetin që qytetarëve ua prezantoi VLEN se ata që ishin në pushtet 22 vite, prioritet kishin krimin përmes tenderëve dhe jo pushtetin për çështjet kombëtare, u dëshmua edhe nga partneri më i madh strategjik i shqiptarëve, siç është SHBA, e cila këtë vit e zgjeroi listën e zezë me kriminelët e BDI-së, gjë që cilën e përshëndesim.
Hajdutët e kanë vendin në burg, shqiptarët në vendlindje, ndërsa çështjet kombëtare u takojnë atyre që prioritet e kanë kombin, e jo korrupsionin, krimin dhe aktrimin si patriotë!
Viti që pason, do të jetë edhe më dinamik, si në mbrojtjen e interesave kombëtare, ashtu edhe në luftën kundër krimit si dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Azizi.