Snopçe: Si ASH qysh në fillim kemi qenë kundër regjistrimit, ishte kontradiktor

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për procesin The post Snopçe: Si ASH qysh në fillim kemi qenë kundër regjistrimit, ishte kontradiktor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 27, 2024 - 21:00
 0  5
Snopçe: Si ASH qysh në fillim kemi qenë kundër regjistrimit,  ishte kontradiktor

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për procesin e regjistrimit që sipas tij qysh në fillim është kundërshtuar nga ASH. Dhe, është vlerësuar se është proces kontradiktor.

“Ne si ASH, kemi qenë kundër atij regjistrimi dhe e kemi kundërshtuar ashpër. Te regjistrimi ka edhe kontradikta. Kemi qenë kundër të tërhiqet paralelja rezident dhe jo-rezident”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Ai shtoi tutje me shembuj numerik që ky proces ka qenë i pakuptimtë jo adekuat dhe me shumë manipulime përbrenda, pasi numrat janë ato që bien ndesh me rezultatet përfundimtare të regjistrimit.

“Në Gërçec 306 banorë kemi të regjistruar ndërsa ka 2.000 votues, në Reçicë të Vogël ku është selia e BDI-së, kemi 2460 banorë a kemi 8000 votues raste të ngjashme ka edhe në shumë vendbanime të tjera”, përfundoi Snopçe. 

Snopçe: ikja e të rinjve pasojë e keqqeverisjeve të kaluara

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për eksodin masiv të të rinjve që sipas tij ka ndodhur pikërisht përshkak të keqqeverisjes nga pushtetet e kaluara. 

“Të rinjtë kanë ikur për shkak masave të këqija të marra nga qeveritë e kaluara. Në vitin 2021 kanë ikur rreth 70.000 qytetarë, ne duhet të angazhohemi në ikjen e trurit. Ky është problemi kryesor në vend, pse të rinjtë po ikin”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Ai shtoi tutje se VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë përgjegjëse për masat që duhet të ndërmerren në vazhdim për ta zbutur eksodin masiv të të rinjve. 

“Kjo kuptohet, fiks për shkak atyre problemeve, që po i evidentojmë këtu.  Ne si qeveri duhet të jemi përgjegjës për disa masa të cilat duhet t’i ndërmarrim për t’i përmirësuar punët. Unë jam i kënaqur dhe optimistë se punët do të përmirësohen”, përfundoi Snopçe.

Snopçe: jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjithë partnerët e qeverisë

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për prioritetet e vendit dhe harmoninë ekzistuese përbrenda koalicionit qeveritar. 

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në. Integrimet janë prioritet jo vetëm i Qeverisë por edhe më gjerë. Mbrëmë dëgjuam presidenten Siljanovska, ku disa herë në fjalimin e saj ceku prioritetin kryesor të RMV-së”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Ai shtoi tutje se VLEN kur është bërë pjesë e qeverisë kanë pasur tre prioritete kryesore, që në mesin e tyre ka qenë edhe integrimi i vendit në BE.

“Ne kur kemi hyrë në qeveri kemi pasur tre prioritete dhe njëra nga ata ka qenë integrimi në BE”, përfundoi Snopçe.

Snopçe: nuk kemi rrugë tjetër pos BE-së, vetëm të mos na vendosen kushtëzime tjera

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për ngërçin e krijuar për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Por, sipas tij është çështje e sigurt se rrugë tjetër pos BE-së nuk ka. 

“Megjithatë disa lëvizje politike dhe fenomene të tjera nuk varen vetëm nga ne. Normal ne dëshirojmë të kemi mirëkuptim ndaj partneritetit tonë të gjejë një rrugë më të mirë. Lideri i VMRO-DPMNE-së edhe ai njëjtë si presidentja Siljanovska, ka deklaruar se nuk ka alternativë tjetër për vendin pos BE-së”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Ai tutje shtoi se duhet të ketë mirëkuptim dhe garancë të plotë që nuk duhet të paraqiten kushtëzime të tjera.  

“Por ne duhet të kemi mirëkuptim që të gjendet një rrugë që të mos ketë kushtëzime tjera”, përfundoi Snopçe.

Snopçe: zgjidhje do të ketë por nevojitet kohë, pasi kemi qeveri të re në vend, në SHBA dhe në Bullgari

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për ngërçin e krijuar për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Që sipas tij zgjidhje do të ketë, por është çështje që kërkon kohë, pasi po përballemi me ndryshime të mëdha. 

 “Ne kemi qeveri të re, tani në SHBA pritet udhëheqje e re, dhe parlament të ri në BE. Kjo nënkupton që për të pasur një zgjidhje ideale na nevojitet edhe përkrahje ndërkombëtare për të krijuar kushte solide e të besueshme për të ecur përbrenda proceset e nevojshme për arritjen e ndryshimeve Kushtetuese”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Mes tjerash ai shtoi se në krejt këtë kontekst subjekt kryesor është Bullgaria, që me automatizëm është edhe problemi.

“Kuptohet se Bullgaria është subjekt dhe kjo është kornizë që bisedohet me BE-në por problemi kryesor është Bullgaria”, përfundoi Snopçe. 

The post Snopçe: Si ASH qysh në fillim kemi qenë kundër regjistrimit, ishte kontradiktor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .