Azizi: Qeveria sot dëshmoi si duket ndryshimi i vërtetë!
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi-Azizi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se për të parën herë ndodhë që Qeveria e RMV-së, brenda një dite të nënshkruajë kontrata për mbështetjen e plot 274 projekteve komunale me vlerë prej 4.1 miliardë denarësh. “Qeveria jonë sot dha një shembull se sa serioz jemi në synimin që […]
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi-Azizi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se për të parën herë ndodhë që Qeveria e RMV-së, brenda një dite të nënshkruajë kontrata për mbështetjen e plot 274 projekteve komunale me vlerë prej 4.1 miliardë denarësh.
“Qeveria jonë sot dha një shembull se sa serioz jemi në synimin që të përforcojmë komunat anembanë vendit dhe me të vetmin qëllim që qytetarët të kenë një standard më të mirë jetësor.
Në asnjë moment nuk morëm parasysh përkatësinë partiake të kryetarëve të këtyre komunave, por vetëm përmirësimin e mirëqenies të të gjithë qytetarëve tanë.
Për të parën herë ndodhi që brenda një dite të nënshkruajmë kontrata për mbështetjen e plot 274 projekteve komunale me vlerë prej 4.1 miliardë denarësh.
Dhe s’ka aspak dyshim se dita e sotme për gjithë qytetarët e vendit ishte një festë dhe sinjal i qartë se si duket ndryshimi i vërtetë!”, ka shkruar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi-Azizi.