RMV, dënimi i 13 personave për përdhunim zhgënjyes, kërkohen reforma dhe dënime më të ashpra

Aktgjykimi që Gjykata Themelore Penale në Shkup e dha kundër 13 personave për trafikim të fëmijëve, sulm seksual dhe përdhunim, si dhe prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve është një zhgënjim i madh dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate peshën e krimeve të kryera. Këto akte nuk janë vetëm një shkelje e rëndë e […]

Nëntor 22, 2024 - 13:00
 0  7
RMV, dënimi i 13 personave për përdhunim zhgënjyes, kërkohen reforma dhe dënime më të ashpra
Dhuna ndaj grave, dhunë Foto: Ana Batrićević/novinarkeprotivnasilja.org

Aktgjykimi që Gjykata Themelore Penale në Shkup e dha kundër 13 personave për trafikim të fëmijëve, sulm seksual dhe përdhunim, si dhe prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve është një zhgënjim i madh dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate peshën e krimeve të kryera. Këto akte nuk janë vetëm një shkelje e rëndë e të drejtave të viktimës. Dënimet me burgim nën minimumin e përcaktuar ligjërisht për vepra të tilla të rënda të krimit të organizuar minimizojnë seriozitetin e këtyre veprave dhe në këtë mënyrë amnistojnë përgjegjësinë penale të autorëve, reaguan nga Platgorma për barazi gjinore, transmeton Portalb.mk.

“Dënime të tilla të reduktuara, në vend që t’i pengojnë ata nga kryerja e veprimeve të njëjta ose të ngjashme, mund t’i inkurajojnë burrat që të kryejnë përsëri forma të tilla të dhunës seksuale në të ardhmen. Banalizimi i vuajtjeve të viktimave në publik dërgon gjithashtu një mesazh shqetësues se si shoqëria jonë vlerëson sigurinë dhe mirëqenien e vajzave dhe grave”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, sipas Platformës, gjykata edhe pse kishte detyrim të vendoste lidhur me kërkesën për kompensimin e dëmit nga ana e viktimës, e refuzoi të njëjtën gjë dhe viktima e drejtoi të drejtën e tij për ta ushtruar atë në procedurë civile.

“Çdo vonesë e mëtejshme në drejtësi përbën viktimizimin për viktimën dhe e bën të pamundur shërimin dhe riintegrimin e tij. Akoma më shqetësues është rrëfimi i mbrojtjes që fajësonte në mënyrë indirekte viktimën e mitur, – ndaj në vend që të fokusohej tek krimet e autorëve, karakteri dhe e kaluara e viktimës u evidentuan si arsye që justifikonin cenimin e integritetit trupor, sigurisë dhe mirëqenies. Një diskurs i tillë publik vetëm përforcon stereotipet e rrezikshme, përjetëson diskriminimin sistemik dhe mund të dekurajojë viktimat e tjera të dhunës nga kërkimi i drejtësisë”, thuhet në reagim.

Theksohet edhe mungesa e ndonjë reagimi publik të Prokurorisë Publike për krimin e organizuar në lidhje me sanksionet e përcaktuara në këtë mënyrë për këto krime të rënda dhe deklaratat e gjykatës dhe të mbrojtjes.

“Ky rast nënvizon nevojën urgjente për reforma sistematike, duke përfshirë dënime më të ashpra për krimet ndaj vajzave dhe grave. Ne mbetemi të përkushtuar në përpjekjet dhe presionin për të hequr narrativat mizogjene nga procedurat ligjore dhe inkurajojmë publikun që të monitorojë me vigjilencë punën e institucioneve dhe të kërkojë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe e qartë në dënimin e atyre që dëmtojnë më të pambrojturit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se dënimi më i lartë që u shqiptua me 20 nëntor në Gjykatën Penale në Shkup është 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa më i ulëti me kusht. Të 13 të rinjtë nga mosha 22 deri në 32 vjeç u shpallën fajtorë nga gjykata për abuzim seksual me të miturën, filmimin e saj dhe shpërndarjen e incizimeve.