Babai i Rita Orës vjen me urim të veçantë për ditëlindjen e artistes, publikoi edhe disa fotografi nga fëmijëria e saj

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen, duke mbushur plot 34 vjet. Sigurisht që në këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar edhe urimi nga i ati i saj, Besnik Ora. Përmes një postimi në Facebook, ai e ka uruar Ritën për ditëlindjen e saj, dhe krahas këtij urimi ai ka publikuar […]

Nëntor 26, 2024 - 20:00
 0  6
Babai i Rita Orës vjen me urim të veçantë për ditëlindjen e artistes, publikoi edhe disa fotografi nga fëmijëria e saj

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen, duke mbushur plot 34 vjet.

Sigurisht që në këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar edhe urimi nga i ati i saj, Besnik Ora.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka uruar Ritën për ditëlindjen e saj, dhe krahas këtij urimi ai ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria e artistes, e duke ringjallur kujtimet e hershme të familjes së tyre.

“Urime ditëlindjen. Me dashuri nga babi. Urime ditëlindja Rita Pita”, ka shkruar Ora në postimin e tij.

Babi i Ritës, ndau edhe imazhe të tjera të portretit familjar, kur ato u shkrepën në momentet e tyre më të bukura.

Në fotografi nuk mungonin edhe e ëma Ritës, motra dhe vëllai i tyre.