Bajqinovci i reagon Stanos, por s’flet për kritikat e ShBA-së: Çdo institucion ilegal i Serbisë po mbyllet
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Në shkrimin e tij, Bajqinovci i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por nuk ka komentuar fare kritikat e ashpra të ShBA-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe. Bajqinovci ka kërkuar nga […]
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por nuk ka komentuar fare kritikat e ashpra të ShBA-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe.
Bajqinovci ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ketë presion mbi Serbinë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion mbi Serbinë për dorëzimin e terroristëve të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës.
Në vend që Bashkimi Evropian të përshëndesë vendosjen e sundimit të ligjit dhe mbylljen e institucioneve ilegale që prodhojnë dhunë dhe terror, ende flasin për “koordinim”.” – ka shkruar Bajqinovci, ndër të tjera.