Bajrami e LDK-së: Bordi i RTK-së ta shkarkojë menjëherë drejtorin Gërvalla, vegël e vetëvendosjes

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Barjami, ka kërkuar nga bordi i RTK-së ta shkarkojë drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili sipas saj është vegël e Vetëvendosjes. Ajo tha se drejtësia duhet të hetojë nëse udhëheqja e RTK-së ka keqpërdorur detyrën duke i bërë favore Vetëvendosjes e duke dëmtuar interesin publik përmes lajmeve të […]

Korrik 26, 2024 - 02:30
 0  5
Bajrami e LDK-së: Bordi i RTK-së ta shkarkojë menjëherë drejtorin Gërvalla, vegël e vetëvendosjes
bajrami-e-ldk-se:-bordi-i-rtk-se-ta-shkarkoje-menjehere-drejtorin-gervalla,-vegel-e-vetevendosjes

bajrami-e-ldk-se:-bordi-i-rtk-se-ta-shkarkoje-menjehere-drejtorin-gervalla,-vegel-e-vetevendosjes

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Barjami, ka kërkuar nga bordi i RTK-së ta shkarkojë drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili sipas saj është vegël e Vetëvendosjes.

Ajo tha se drejtësia duhet të hetojë nëse udhëheqja e RTK-së ka keqpërdorur detyrën duke i bërë favore Vetëvendosjes e duke dëmtuar interesin publik përmes lajmeve të rreme.

Postimi i plotë:

Bordi i RTK-së duhet ta shkarkojë menjëherë Drejtorin e RTK-së, i cili është vegël e Vetëvendosjes në televizionin publik. Bordi duhet të japë dorëheqje pasi në mënyrë të turpshme kishin votuar një anëtar të Vetëvendosjes për udhëheqës të televizionit publik. Nëse nuk japin dorëheqje duhet të nisin procedurat për shkarkimin e tyre në Kuvend.

Drejtësia duhet të hetojë nëse udhëheqja e RTK-së ka keqpërdorur detyrën duke i bërë favore Vetëvendosjes e duke dëmtuar interesin publik përmes lajmeve të rreme.

Kuvendi i Kosovës duhet të themelojë një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar gjithçka që ka ndodhur në RTK.

Prej se ka ardhur në pushtet, Vetëvendosje ka sulmuar brutalisht shtyllën kryesore të demokracisë që është media.

Me nënshtrimin e RTK-së, Vetëvendosje përmes Bordit të RTK-së me përkrahjen e argatëve të pushtetit ka rrezikuar demokracinë.

S’ka rrugë tjetër përpos kthimin e ligjshmërisë dhe lënien e mediave të funksionojnë të pavarura. RTK është pasuri publike e këtij vendi dhe duhet secili ta ruajmë sikur secilën pronë të kësaj shoqërie.

Edhe njëherë po ua rikujtoj reagimin e LDK-së me rastin e emrimin të njeriut të LVV-së për drejtor në RTK. Ne e kemi kundërshtu një akt të tillë dhe e kemi bojkotu RTK derisa në krye është njeriu i partisë.