Bajrami: Kryeministri Kurti nuk dorëzohet

Deputeti LVV-së, Alban Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk dorëzohet kurrë dhe se kjo gjë sipas tij dihet. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai është deklaruar kështu derisa ishte duke folur për kërkesat e opozitës që Kurti të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje. “Para tre jave apo katër jave […]

maj 16, 2024 - 20:00
 0  7
Bajrami: Kryeministri Kurti nuk dorëzohet
bajrami:-kryeministri-kurti-nuk-dorezohet

bajrami:-kryeministri-kurti-nuk-dorezohet

Deputeti LVV-së, Alban Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk dorëzohet kurrë dhe se kjo gjë sipas tij dihet.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai është deklaruar kështu derisa ishte duke folur për kërkesat e opozitës që Kurti të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Para tre jave apo katër jave kur dolën sondazhet e fundit kërkesat për zgjedhje do të ndalen, do të mbesin si lloj retorike e përsëritjes së ca gjërave”.

“Por jo kërkesë serioze për zgjedhje? Kryeministri Kurti nuk e ka natyrën e tij të dorëzohet këtë e dinë të gjithë qytetarët, Albin Kurti deri tani asnjëherë nuk është dorëzuar”, ka thënë Bajrami.