Bajrami: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 811 milionë eurosh. Ajo ka theksuar se


Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 811 milionë eurosh. Ajo ka theksuar se këto shpenzime, sipas saj, nuk janë mbuluar nga buxheti i shtetit, por janë paguar drejtpërdrejt nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike.
Në postimin e saj, Bajrami ka deklaruar se kjo shumë përkthehet mesatarisht në mbi 500 euro për çdo banor të Kosovës. Ajo ka ngritur gjithashtu akuza se këto mjete kanë përfunduar te ajo që e ka quajtur “mafia energjetike”, duke kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Kurti.
