Balla vizitë në Qendrën e Shpëtimit Ajror ‘REGA’ në Zyrih

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Zvicër, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Gjatë ditës së sotme, Balla u ndal në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih. Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran. […]

qershor 19, 2024 - 04:00
 0  18
Balla vizitë në Qendrën e Shpëtimit Ajror ‘REGA’ në Zyrih

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Zvicër, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Gjatë ditës së sotme, Balla u ndal në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih.

Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran.

“Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur edhe nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit në Shqipëri, i cili do të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE“, nënvizoi ministri Balla, pas vizitës.

Eksperienca zviceriane, sipas Ballës, mbetet një model i duhur për t’u ndjekur edhe në raste emergjencash në vendin tonë.