Institucionet e drejtësisë refuzojnë pjesëmarrjen në komisionin ‘Antikorrupsion’, reagon Gjekmarkaj: Ndërkombëtarët po flasin!
Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin e ‘Antikorrupsionit’ të ngritur nga mazhoranca, që njihet dhe si komisioni “Xhafaj’. Për këtë ka ardhur një reagim nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan […]
Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin e ‘Antikorrupsionit’ të ngritur nga mazhoranca, që njihet dhe si komisioni “Xhafaj’.
Për këtë ka ardhur një reagim nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi pas burgosjes së Ervin Salianji me një vit burg.
“Reagimi i parë pas burgosjes së Salianjit është i qartë, ndërkombëtarët po flasin. Institucionet e drejtësisë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë komisionin Xhafa”, thotë Gjekmarkaj.