Balla zhvillon takim me Sveçlën: Ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë diskutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër […]

Korrik 18, 2024 - 06:55
 0  9
Balla zhvillon takim me Sveçlën: Ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë diskutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.