Ballkani Perëndimor me tre milionë njerëz më pak më 2050, sa pritet t’i ketë Kosova?
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani. Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën. Sipas infografikës së REL, Kosova në vitin 2050 parashihet […]
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani. Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën.
Sipas infografikës së REL, Kosova në vitin 2050 parashihet t’i ketë 1 milion e 647 mijë banorë. Shqipëria parashikohet të ketë 2 milionë e 251 mijë banorë, Bosnja 2 milionë e 469 mijë, Mali i Zi 535 mijë, Maqedonia 1 milion e 519 mijë e Serbia 5 milionë e 554 mijë.
Në total, popullsia në Ballkanin Perëndimor është 16 milionë e 977 mijë banorë, ndërsa pas 26 vjetësh pritet të tkurret në 13 milionë e 975 mijë banorë.
Të dhënat për Kosovën janë të vitit 2011, e sipas regjistrimit të sivjetmë të popullsisë, rezultatave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë.