Banorët e Shipkovicës të frikësuar nga reshjet e fundit (Video)
Çdo herë që fillojnë reshjet banorët e Shipkovicës ndjehen të rrezikuar dhe lutën të mos përsëriten fatkeqësi si ajo e vitit 2015. Ata apelojnë që shteti të tregojë më tepër kujdes për këtë zonë dhe të investojë më shumë në infrastrukturë për të mos lejuar që mungesa e investimeve të bëhet shkak për tragjedi. Sipas […]
Çdo herë që fillojnë reshjet banorët e Shipkovicës ndjehen të rrezikuar dhe lutën të mos përsëriten fatkeqësi si ajo e vitit 2015.
Ata apelojnë që shteti të tregojë më tepër kujdes për këtë zonë dhe të investojë më shumë në infrastrukturë për të mos lejuar që mungesa e investimeve të bëhet shkak për tragjedi.
Sipas ekspertëve, por edhe banorëve të Shipkovicës, ndër shkaqet kryesore për atë që ndodhi në vitin 2015 ishte vërshimi i përroit që kalon nëpër fshat.
Menjëherë pas përmbytjeve filloi një projekt për rregullimin e këtij përroi me gjatësi prej 3,6 km, por nëntë vite më vonë, banorët thonë se punët nuk kanë shkuar si duhet.
Nga përmbytjet që ndodhen në verën e vitit 2015 në Shipkovicë të Tetovës, jetën e humbën katër persona, disa të tjerë u lënduan, ndërsa fshati pësoi dëme të mëdha.